Një 59-vjeçare është goditur nga një kamion pranë spitalit rajonal të Vlorës. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Gruaja ishte duke kaluar rrugën pasi punon sanitare pranë spitalit. Mësohet se 59 vjeçarja ishte Novruze Bregaj është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal.
Bregaj ka marre disa dëmtime në trup, më të rëndat në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.