Pak kohë më parë këngëtarja Manjola Nallbani zbuloi se ishte prekur nga Covid-19 dhe se duhej të qëndronte e izoluar në shtëpi.
Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale ajo ka treguar se e ka fituar betejën me virusin, por për të nuk ka qenë fare e lehtë ku ka bërë edhe një apel për t’u mbrojtur kundër koronavirusit.
Këngëtarja ka treguar se ka përjetuar shqetësime që nuk i ka provuar kurrë më parë. Më tej shton se përveç shqetësimeve fizike, ka pasur edhe nga gjendja psikologjike, duke qenë se ishte gjatë gjithë kohës e trembur.
Manjola Nallbani ka falënderuar të gjithë për dashurinë që i kanë dhënë në ditët e saj më të vështira.
“Kjo buzëqeshja ime me gjithë shpirt është për ju❤️Së pari duke u nisur nga çfarë kalova dua t’u këshilloj sinqerisht të bëni kujdes e të ruani veten. Shumë e kalojnë si një grip! Për mua nuk ishte i tillë! Përjetova shqetësime që nuk i kam provuar kurrë nga një grip i thjeshtë! Jo vetëm për shqetësimet fizike po sidomos gjendjes psikologjike sepse fakti që është i pabesë dhe nuk di çfarë të sjell as minuti të tremb sigurisht! E vetmja gjë e mire ishte qe kuptova sa shume njerëz paskam pasur që më kanë treguar çdo dite shume dashuri e kujdes! E çmoj dhe më tepër sepse kjo është një kohë e vështirë për të gjithë! Ju falënderoj secilin nga ju nga zemra🙏🏻’-shkruan këngëtarja në rrjetet sociale.