Kamerierja merr bakshish të majmë, por pronari i restorantit nuk ia jep paratë

0

Një kameriere në Teksas thotë se ishte emocionuar kur mori një bakshish prej 2,000 dollarësh për një faturë, por u hidhërua shumë kur e kuptoi se nga ai bakshish nuk do të merrte në shtëpi asnjë cent.

Emily Bauer kameriere në një lokal dhe teksa po shërbente, ajo i kishte kërkuar falje një klienti për shërbimin e ngadaltë.

Mirëpo burri i thotë: Unë e kuptoj lodhjen tuaj. Ai gjithashtu përmendi që kishte në pronësi restorante, kështu që ai e dinte sa e vështirë ishte të ishe një kameriere.

Pastaj ai i kishte kërkuar faturën kamerieres për ti paguar ato që ai i kishte porositur.

Bauer tha që ajo nuk e vuri re derisa ai u largua se ai i kishte dhënë asaj një bakshish prej 2,000 dollarësh dhe shkroi një shënim ku shkruhej: “Gëzuar Krishtlindjen! Vazhdoni të punoni shumë”!

“Isha si, prit. Sapo e hapa dhe fillova të qaj. Isha si: ‘O Zoti im! Fëmijët e mi! Do t’i shpenzoj të gjitha për fëmijët e mi”, – tha Bauer, e cili ka dy djem, një 2-vjeç dhe një 5-muajsh.

Por ajo tha se gëzimi i saj u shkatërrua shpejt kur restoranti i tha asaj se nuk mund të merrte një bakshish më të madh se 500 dollarë.

Kamerierë të tjerë sugjeruan që restoranti t’i jepte asaj katër monedha të ndara me nga 500 dollarë, por edhe ata ishin refuzuar.

Artikulli i mëparshëmKatër luanë në kopshtin zoologjik të Barcelonës infektohen me Covid-19
Artikulli i radhësVrasja e Klodian Rashës, policia hodhi armën në rrugë, kërcënuan dhe bizneset