Ndërron jetë në moshën 37-vjeçare zv/kryetari i bashkisë në Elbasan

0
Ndërron jetë në moshën 37-vjeçare zv/kryetari i bashkisë në Elbasan

Ka humbur jetën në moshën 37-vjeçare zv/kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi.

Zyrtari i lartë pësoi para disa ditësh një goditje celebrale teksa ishte ne palestër ku u nis më pas me urgjencë në spital në kryeqytet dhe iu nënshtrua një operacioni të gjatë e të rëndë.

Ndonëse pas operacionit 37-vjeçari u raportua në gjendje të qendrueshme, sot ai nuk e fitoi dot betejën me vdekjen.

Një person i angazhuar pas aktiviteteve fizike, një ndër anëtarët e shoqatës së Alpinizmit në Elbasan. Gati çdo fundjavë merrte pjesë në veprimtaritë e shoqatës  duke ngjitur disa nga malet dhe kodrat me të larta në vend, ndërsa pasditeve e gjeje në palestër.

Ervin Saraci kishte mbaruar studimet e larta për gjuhën Frenge në Elbasan, mandej kishte kryer Masterin Shkencat politike në Belgjike. Në vitin 2006-2007 punoi si mësues i gjuhës Frenge në Shkollën e Mesme të Përgjithshme në Peqin.

Në shtator të vitit 2011 -2013 iu besua Drejtimi i kabinetit të Kryetarit të bashkisë Elbasan.

Në vitin 2013-2015 u emerua drejtor i drejtorisë së Kujdesit Social po në bashkinë Elbasan e më pas u rrit në detyrë, duke zënë postin e nënkryetarit të bashkisë, post të cilin e mbante deri tani. 37 vjecari ishte i martuar dhe babai i një djali 9-vjecar.

Artikulli i mëparshëmTensionohet situata tek Ministria e Brendshme, protestuesit përplasen me policët
Artikulli i radhësHistoria/ Nga justifikimi i dhunës policore te manipulimi i vrasjes së Klodian Rashës