Protesta shtrihet edhe ne rrethe: Të ikë Sandër Lleshaj!

0

Vrasja e të riut Klodian Rasha nga policia e Tiranës ka shkaktuar një valë protestash në të gjithë vendin. E para ishte në Shkodër mbrëmjen e së martës, ndërsa më e madhja u mbajt sot në Tiranë.

Protestuesit u përplasën me policinë përpara ministrisë së Brendshme, Kryeministrisë dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Por tubime ka pasur edhe në disa qytete të tjera të vendit nga të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Mbrëmjen e së mërkurës ka pasur protesta edhe në Durrës, Vlorë dhe Lushnjë. Protestat kanë qenë paqësore ndërsa është kërkuar largimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Artikulli i mëparshëmVetëvendosje: Të japë dorëheqje Sandër Lleshaj dhe të largohet Ardi Veliu
Artikulli i radhësE trishtë/ Ndërron jetë nga Covid mjeku Drini Dobi