Mijëra të rinj vërshuan në rrugët kryesore të Tiranës plot zemërim pas vrasjes së një 25-vjeçari nga forcat e policisë.
Mjaft interesant është fakti se kjo protestë ishte organizuar në rrjetet sociale. Ajo tregoi se media sociale është shumë e rëndësishme për të organizuar revoltën qytetare.
Ndërkohë, faqet e njohura në median sociale, të cilët bënë thirrje për protestën, menjëherë pas saj janë revoltuar me median pro-qeveritare, e cila duket e shqetësuar se përse u dogjën zbukurimet e Vitit të Ri.
Më së shumti janë revoltuar me komentet e Top Channel dhe gazetares Bieta Sulo, e cila kërkoi që protesta të ishte etike dhe të mbaheshin maska dhe të ruhej distanca. Ata i kujtojnë etikën asaj kur merrte rrogën si këshilltare në Ujësjellësin e Tiranës.
Nga ana tjetër, komentuesit e shumtë në median sociale kanë lavdëruar faktin që të rinjtë më në fund u ngritën në një protestë të madhe.