Është folur shumë për një transferim rekord të Kylian Mbappe në Madrid, në Spanjë vijojnë ende të besojnë se gjithçka e tillë është e mundur, por në Francë kanë një tjetër version. Mbappe jo vetëm që nuk do të largohet por ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me PSG. Në kushte të tjera, nëse botën nuk do ta kishte pushuar COVID-19, kalimi i Mbappe tek Real Madrid mund të ishte realizuar, por përballë një krizë të tillë financiare ku Reali e mbylli vitin me minus 300 milion euro, ky transferim është thjeshtë i pamundur.
I bindur në këtë pikë duket edhe Mbappe i cili është dorëzuar dhe ka pranuar ofertën e re të PSG. Gjithnjë sipas shtypit francez, kampioni i botës do të përfitoj nga kontrata e re plot 40 milion euro neto në sezon duke u shndërruar në këtë mënyrë në lojtarin më të paguar në botë. Mbappe ka një kontratë të vlefshme me PSG deri në vitin 2022.