Vrasja e Klodian Rashës, policia hodhi armën në rrugë, kërcënuan dhe bizneset

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza mjaft të rënda ndaj policisë, sa i takon ekzekutimit të 25 vjeçarit Klodjan Rasha.

I riu u qëllua për vdekje, në ndjekje e sipër nga një efektiv i Shqiponjave, pak metra larg derës së shtëpisë në Laprakë. Berisha thotë se vrasja e Klodian Rashës është vrasje shtetërore, e parapërgatitur.

Ish-kryeministri shprehet se policia u përpoq të manipulonte ngjarjen, duke hedhur në rrugë një pistoletë me fishekë, dhe kërcënuan bizneset të mos nxjerrin pamjet e kamerave.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, specialistët e SHÇBA kanë dhënë dje rezultatet e para nga hetimet e kryera në terren.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Ja pse Edvini fsheh emrin e vrasesit dhe nuk denon vrasjen pas shpine te te riut Klodjan Rashes.

Miq, dje nje vrases i paguar apo trafikant i droguar me uniforme,emri i te cilit ruhet si sekret partie apo shteti ekzekutoi me doren e tij te zeze duke e qelluar, ne prite, ne pabesi dhe pas shpine te dera e shtepise te riun 25 vjeçar Klodjan Rasha.

Megjithese ekzekutimi shteteror i pabese, pas shpine dhe pa gjyq i Klodjanit tronditi thelle çdo qytetar te ndershem te ketij vendi, dje familja por ne fakt dhe mbare Shqiperia qe percollen me lot dhe trishtim ne banesen e fundi Klodjanin nuk mesuan dhe ende sot nuk dine se cili ishte vrasesi, dora e zeze qe qelloi ne prite e pas shpine ne prag te shtepise Klodjanin.

Edvin Kristaq Xhelati dhe vegla e tij ne krye te narkoministrise se krimit, gjeneral Hashashi heshten dje si fija e barit per krimin e shemtuar nuk e denuan ate dhe nuk nxoren dot nga shpirti i tyre katran i zi qoft dhe nje fjale te vetme ngushellimi.

Ata jo vetem nuk denuan dot vrasjen dhe mbajne sekret emrin e vrasesit por ata bene gjithçka te fajesonin viktimen duke e nxjerre me komunikata ose me porosi ne mediat e tyre te Arben e Karlo Malavites dhe Ymer Çorapes lajme te rreme per Klodjanin per te justifikuar ekzekutimin e tij pa gjyq si njeri me precedent penal si kriminel qe i drejtoi armen vrasesit.

Ata jo vetem mbajne sekret doren e zeze qe ekzekutoi pas shpine e ne prite Klodjanin, por per te justifikuar dhe manipuluar krimin e shemtuar gjakftohte te vrasesit te tyre hodhen ne rruge nje revole me fishek me se shumti e vet vrasesit dhe kercenuan bizneset per kamerat.

Pse Edvin Kristaq Xhelati fsheh vrasesin sikur ai te ishte jo nje kriminel i urryer por nje atentator i terrorist i partise se tij te krimit?

Mendoj se prapa fshehjes se emrit te vrasesit te te riut 25 vjeçar qendron deshira e Edvinit per te paraqitur ne muajt e fundit te pushtetit si vrasese te gjithe policine pasi vrasesi eshte polic por nuk ka emer dhe njerezit ne vend qe te fajsojne denojne dhe urrejne vrasesin konkret per krimin e shemtuar fajsojne dhe urrejne me pa te drejte policine ne teresi mbasi nuk nxjerr emrin e vrasesit te pales tjeter.

Nje arsye tjeter pse Edvini ne kundershim me çdo ligj dhe si ne asnje vend tjeter perveç Kores se Veriut fsheh vrasesin eshte se ai ne lagjen apo fshatin nga vinte mund te njihet si nje trafikant droge, plaçkites me maske, perdhunues e mundet dhe ish vrases me te cilet ai ka mbushur policine njelloj siç ka mbushur parlamentin, administraten ne te gjitha nivelet e narkoshtetit.

Por fsheja e vrasesit eshte deshmia me flagrante se vrasja e Klodjan Rashes eshte nje vrasje shteterore dhe mundet e parapregatitur dhe ekzekutori i tij nuk eshte gje tjeter veçse nje vrases me pages me uniforme.

Duke denuar me ashpersine me te madhe fshehjen e emrit te vrasesit pas shpine te Klodjan Rashes nga Edvin Rama dhe puthadori i tij Lleshaj, ju bej thirrje qytetareve qe te mbajne keta dy te fundit si porosites apo vrases kryesor te te riut 25 vjeçar ne pragun e deres se shtepise se vet.

Artikulli i mëparshëmKamerierja merr bakshish të majmë, por pronari i restorantit nuk ia jep paratë
Artikulli i radhësNjë kthesë e dukshme serioziteti në Washington për Ballkanin perëndimor