Vrasja e të riut në Tiranë, reagon Policia e Shtetit: Po analizojmë shkaqet që çuan në incidentin fatal

0
Vrasja e të riut në Tiranë, reagon Policia e Shtetit: Po analizojmë shkaqet që çuan në incidentin fatal

Pas vrasjes se 25 vjeçarit nga një punonjës policia një ditë më parë ka reaguar edhe Institucioni i Policisë së Shtetit.

Nëpërmjet nje mesazhi publikuar në faqen e policisë në facbook, shprehin ngushëllimet për familjen e të riut.

“Pas ngjarjes së ndodhur, krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT

Në emër të punonjësve të Policisë së Shtetit, të prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, e cila përfundoi me vrasjen tragjike të të riut Klodjan Rasha, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, të afërmve dhe qytetarëve të lënduar nga ky akt.

Pas ngjarjes së ndodhur, krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar në detyrën e saj për rritjen e sigurisë publike, në mbrojtje të jetës dhe të drejtave të çdo qytetari.

Artikulli i mëparshëmLeku forcohet më tej ndaj euros, ndonëse monedha e përbashkët po rritet në bursa
Artikulli i radhësTensionohet situata tek Ministria e Brendshme, protestuesit përplasen me policët