Edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me Napolin deri tani, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka përfunduar në “valët e radarit” të Milanit.
Mediat pranë klubit napolitan shkruajnë se dy drejtuesit e “Djallit”, Paolo Maldini dhe Frederik Masara, kanë piketuar Rrahmanin si njërin prej 3 mbrojtësve që mund të sillen në janar në “San Siro”.
Dy krerët e lartë milanistë kanë mbresa të mira nga paraqitjet e qendërmbrojtësit me Veronën dhe ekipin përfaqësues të Kosovës.
Megjithëse në një intervistë Rrahmani pranoi se do të ndryshojë situata e tij te Napoli, gjasat që mund të huazohet në të ardhmen mbeten të mëdha.