Fluturimi i Alitalia, i testuar për Covid. I pari i linjës ajrore italiane, mbërrin në Romë nga Nju Jorku

0

Udhëtimi i parë i linjës Alitalia i testuar për Covid mbërriti në Romë nga New York-u të Mërkurën në mëngjes.  Iniciativa e re lejon pasagjerët që fluturojnë mes Romës dhe disa destinacione të Shteteve të Bashkuara që të ofrojnë një test të saktë negativ të ndërmarrë në 48 orët e fundit, ose të testohen përpara se të hyjnë në avion. Të gjithë 100 pasagjerët u testuan negativ për virusin, në fluturimin që mbërriti në orën 8 në Fiumicino.

Në mbërritje në Itali, pasagjerët ndërmorën një tjetër test të koronavirusit, që nëse del negativ, i përjashton ata nga karantina 14-ditore në vend.  Përjashtimi nga karantina aplikohet vetëm në Itali,  ndërsa kufizimet në hyrje në Shtetet e Bashkuara qëndrojnë.  Në Shtator, në përpjekje për të rinisur fluturimet e brendshme pas valës së parë të epidemisë, Alitalia eksperimentoi me testimet e Covid-19 në disa fluturime mes Romës dhe Milanos, dy qendrat më të mëdha. Megjithatë, qeveria kufizoi ashpër lëvizjet mes rajoneve për të frenuar valën e dytë të infeksionit.   Fiumicino ka patur një rënie gjigante të trafikut të pasagjerëve këtë vit për shkak të koronavirusit.

Artikulli i mëparshëmIzraeli merr dërgesën e parë të vaksinës. Pritet të ketë doza për 25% të popullsisë deri në fund të vitit
Artikulli i radhësÇfarë është “Sindroma e Peshkut të Kuq”? Përqendrimi, nga 3 minuta të 10 viteve më parë, kemi shkuar rrëmbyeshëm në 40 sekonda