Këta janë dy vëllezërit që u vranë në Korçë (FOTO)

0

Dy vëllezër janë vrarë me armë në Korçë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zvirinë dhe është zbuluar vetëm mesditën e sotme.

Vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi nga Pogradeci, kishin 3 ditë të zhdukur.

Policia ka dhënë informacione duke thënë se të dy ata janë me precedentë penalë.

Andrea Olldashi ka qenë disa herë me burg për vjedhje, kryesisht banesash, thanë burime nga policia.

Gjithashtu njëri prej tyre disa muaj më parë ishte shoqëruar për një shpërthim tritoli në një lokal në Pogradec.

Njoftimi i Policisë së Korçës:

Më datë 10.12.2020, rreth orës 11:50, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur ‘Kisha e vogël’,  janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve A. O., 33 vjeç dhe M. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, të cilët dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07.12.2020.

Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale të strukturave hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Forcat Operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, janë duke krehur zonën, gjithashtu janë shoqëruar në Polici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje.

Po ndiqet itinerari i lëvizjeve dhe po kryhen një sërë veprimesh hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje si edhe kapjen e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Artikulli i mëparshëmEkzekutohen dy vëllezër në Korçë
Artikulli i radhësYuri Kim mesazh Ramës: Mjaft me lojëra, ngrini tani Kushtetuesen, jo kur të vijnë zgjedhje