Një stuhi e fortë, e ndjekur nga breshëri, por edhe formimi i tornadove, goditi bregdetin slloven të hënën në mbrëmje. Stuhia rrëzoi pemët dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në çatitë e shtëpive dhe makinave.
Katja Kozjek nga Agjencia Sllovene e Mbrojtjes së Mjedisit deklaroi se kjo lloj stuhie nuk është parë në dhjetor për 50 vitet e fundit.
Sipas mediave sllovene, katastrofat dhe dëmet më të forta u regjistruan në zonën e Izolës dhe banorët thonë se gjithçka të kujtonte “ditën e kijametit”.
Dëmtimi është ende duke u vlerësuar, dhe zjarrfikësit ndërhynë për të hequr pemët e rëna nga rrugët dhe për të rregullua çatitë e zbuluara.
Gjithashtu është njoftuar një rritje në nivelin e detit, e cila mund të çojë në përmbytje në pjesët kroate dhe sllovene të Istrias, në jug të Primorska.
Reshjet e mëdha të shiut pritet gjithashtu të krijojnë probleme, si dhe daljet e mundshme të lumenjve.