EMRI/ ‘Benz-i’ përplaset me motorin, vdes 60-vjeçari

0
EMRI/ ‘Benz-i’ përplaset me motorin, vdes 60-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në Fier-Fermë, ku janë përplasur një makinë tip ‘Benz’ dhe një motor.

Nga aksidendi ka humbur jetën 60-vjeçari Rifan Troka, i cili drejtonte motorrin.

Policia e Fierit/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Fermë, në vendin e quajtur ‘Kalçeto’, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Fier,  duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ është përplasur me një motorçikletë tip ‘Lifan’ me drejtues shtetasin R. T., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmGent Strazimiri: ‘Tirana si Vjena’ aq sa një ‘shoqe’ si… Frau!
Artikulli i radhësDW: Vazhdojnë protestat në Tiranë, kërkohet largimi i kryeministrit