‘Shtet policor’/ Rama sjell në Tiranë qindra policë nga rrethet

0
‘Shtet policor’/ Rama sjell në Tiranë qindra policë nga rrethet

Edi Ramës i ka hyrë frika nga protestat e adoleshentëve dhe të rinjve që vazhdojnë sot në ditën e 4 të tyre, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha.

Pasi për 3 netë me radhë ka arrestuar e proceduar qindra të rinj, protestat duket se nuk kanë të ndalur.

Për këtë arsye, Rama ka vendosur që të vendosë Tiranën në ‘shtet-rrethim’ më policë të cilët tani po vijnë edhe nga rrethet.

Siç edhe duket në videon e siguruar nga SYRI.net, këto makina policie janë duke ardhur nga Elbasani dhe janë plot me efektivë që do të sigurojnë qetësinë e Edi Ramës.

Sigurisht që forcat policore lëvizin me urdhërin e Ardi Veliut, personi të cilin protestuesit kërkojnë që të shkarkohet.

Artikulli i mëparshëmVendi i katërt në botë/Meksika miraton përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech
Artikulli i radhësU kap në Dubai 15 vite pas vrasjeve, policia jep detaje për arrestimin e Plaurent Dervishaj: Asgjë nuk harrohet!