Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i fazës së 1/8-ave të finaleve të Champions League.
Atalanta e Berat Gjimshitit do të përballet me Realin e Madridit, ku mbrojtësi shqiptar do të ketë një detyrë mjaft të vështirë për të markuar kampionët e Spanjës.
Një tjetër kuqezi në Champions, Thomas Strakosha, do të përballet me kampionët në fuqi të Bayern Munchen.
Bavarezët janë në një formë fantastike, ndaj edhe “gardiani” shqiptar i Lazios do të ketë një detyrë mjaft të vështirë për të ruajtur portën e tij.