Marrëveshja e 5 qershorit/ Komisioni miraton ndryshimet në ligj, SPAK do të hetojë shitblerjen e votës në zgjedhje

0
Hgfhf

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot ndryshimet në ligjin për rolin e SPAK në zgjedhje, të parashikuar dhe dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit për Kodin Zgjedhor.

Tashmë SPAK ka të drejtë të hetojë krimet zgjedhore me ndryshimet e  reja ligjore për Prokurorinë.

Në amendimin e ligjit, SPAK-ut i jepet e drejta të hetojë shitblerjen e votës kurse prokuroritë në rrethe do të ngrenë grupe të posaçme.

Sa për mbledhjen e Komisionit, i vetmi që votoi kundër ishte deputeti opozitar Adriatik Alimadhi që konfirmoi se kishte votuar kundër edhe për marrëveshjen e 5 qershorit në Kuvend.

Artikulli i mëparshëmStudimi/ Pse fitimet e Airbnb u rritën nga impakti i COVID?
Artikulli i radhësWhatsApp, ja në cilët telefona që s’dofunksionojnë më në 2021