Nafta po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, me Brentin e Londrës që është ngjitur sërish mbi 50 dollarë për fuçi, për shkak të shpresave se fillimi i vaksinimit kundër Covid-19 do të rimëkëmbë kërkesën. Gjithashtu, edhe shpërthimi i një tankeri në Arabinë Saudite ka mbështetur çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 50 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 47 dollarë për fuçi.
Një kompani transporti deklaroi se tankeri i saj kishte shpërthyer, pasi ishte goditur nga një objekt i jashtëm, ndërsa po shkarkohej në portin Jeddah në Arabinë Saudite. Të dy bençmarkët publikuan fitime për të gjashtën javë me radhë, gjatë javës së kaluar seria më e gjatë e fitimeve që nga qershori i këtij viti. Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan fushatën e vaksinimit kundër Covid-19, duke rikthyer shpresat se kufizimet e pandemisë do të marrin fund shumë shpejt dhe do të fillojë rimëkëmbja e kërkesës për nafta.
Edhe shtyrja e afatit të bisedimeve të Brexit ka mbështetur çmimet. Por, në anën tjetër shumica e vendeve europiane vijojnë me masat kufizuese për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Gjermania, ekonomia e katërt më e madhe në botë, planifikon të aplikojë masa më të ashpra kufizuese duke filluar nga dita e mërkurë.
Bursa për datën 14 Dhjetor 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 429.75 | – 3.50 |
DIESEL | 406.75 | – 3.25 |
©aktualitet.al