Një variant i ri i Covid po shpërndahet në Londër

0
Një variant i ri i Covid po shpërndahet në Londër

Ministri i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe, Matt Hancock, paralajmëroi sot se një lloj i ri i koronavirusi po qarkollun në Londër dhe mund të jetë duke rritur në mënyrë të ndjeshme infeksionet në vend.

Hancock njoftoi se rregullat e reja më të ashpra do të hyjnë në fuqi në kryeqytet menjëherë pas mesnatës të së mërkurës.

Ai tha se zonat e Hertfordshire dhe Essex gjithashtu do të hyjnë në ‘Nivelin 3’ të masave, nëse vijon të rritet numri i infeksioneve.

Z. Hancock tha se shkencëtarët kishin identifikuar një ‘variant të ri’ të virusit që dukej se po ndikonte në rritjen e rasteve në jug të Anglisë.

Por ai u përpoq të qetësonte situatën duke theksuar se varianti i ri i Covid nuk dukej se ishte më vdekjeprurës dhe ka të ngjarë të kishte rrezik të ulët se Covid-19.

“Ne kemi identifikuar një variant të ri të koronavirusit, i cili mund të ndikojë në përhapjen më të shpejtë në jug-lindje të Anglisë”, tha Hancock.

‘Deri tani kemi identifikuar mbi 1.000 raste me këtë variant, kryesisht në jug të Anglisë, megjithëse rastet janë identifikuar në gati 60 zona të ndryshme të autoritetit lokal dhe numrat po rriten me shpejtësi. ‘

Ministri Hancock tha se lloji i virusit ishte identifikuar edhe në vende të tjera dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ishte njoftuar./ Dailymail/

Artikulli i mëparshëmEMRI/ Denoncimi: Ish-sigurimsi tani pjesë e policisë që dhunon të miturit
Artikulli i radhësVrasja e dytë e Klodianit/ Rama e certifikon si vdekje aksidentale