Pioli: Me Ibrahimovic ne jemi shumë të fortë

0
Pioli: Me Ibrahimovic ne jemi shumë të fortë

I kënaqur me lojën, por jo me rezultatin. Në analizën që i bëri sfidës Milan-Parma (2-2), trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli vlerësoi grintën dhe dëshirën që shfaqën futbollistët e tij në fushë, edhe pse rezultati në fund nuk i buzëqeshi Milanit.

Pioli foli edhe për mungesën e Zlatan Ibrahimovic dhe rëndësinë që ka bomberi suedez në skuadër.

“Nuk jam i dëshpëruar që humbëm dy pikë, por mbetet një mbrëmje negative. Patëm vështirësi shënimi dhe veç kësaj pësuam dy dëmtime. Na vjen keq për Gabbia dhe Bennacer. Ne nuk iu qasëm mirë lojës, ishim pak të butë, pastaj gjithçka u vështirësua. Mund të kishim barazuar më parë, por kemi zemër dhe vullnet, ishte një ndeshje shumë të vështirë.

Ne gjithmonë luajmë për të fituar, kishim shanse. I lamë pak hapësira kundërshtarit, por bëmë gabime përpara portës kundërshtare. Në pjesën e parë luajtëm mirë, në pjesën e dytë ishim më pak të kthjellët. Vendosëm shumë shpirt dhe sulmuam me forca të shumta.

Ibra? Me Zlatan ne jemi shumë të fortë, por ekipi krijoi shumë edhe ndaj Parmës. Ne e mbushëm zonën e Parmës me shumë lojtarë. Ekipi bëri mirë me dhe pa Zlatan, ky është një aspekt i rëndësishëm. Duhet t’i japim merita edhe Parmës, por kur dominon dhe sulmon lë dhe hapësira mbrapa. Treguam forcë mendore dhe temperament. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm për këtë ekip”, deklaroi Pioli.

Artikulli i mëparshëmANALIZA: A do të vijojë të rritet vlera e Bitcoin? Këto janë parashikimet e ekspertëve
Artikulli i radhësGjimshiti sfidon Realin në Champions, Strakosha ka punë me Bayern Munchen