Sipas CNBC, nëj valë profesionistësh kanë braktisur apartamentet e tyre për një stil jetese nomade, duke përfituar nga vendimet e kompanive të tyre për të mbështetur punën në distancë gjatë pandemisë së COVID – 19. Shumë nga këta profesionistë janë larguar nga qytetet e tyre dhe tani po “kërcejnë” sa nga një Airbnb, në një tjetër.
“Këto lloj punësh mund të jenë tejet të lodhshme hera herës, por të paktën mund t’i bësh duke parë qiellin blu me një kohë me diell” shprehet një profesioniste e lirë për CNBC.
Ky trend në fakt, duket të jetë një trend në rritje dhe vjen në një kohë perfekte për Airbnc. Aksionet e kompanisë u rritën më shumë se dyfish nga çmimi fillestar i ofertës publike, gjatë fundjavës. Aksionet e kompanisë u mbyllën me 139.25 dollarë të premten, duke i dhënë kompanisë një vlerë tregu 83.2 miliardë dollarë. Airbnb tani vlen thuajse sa rezervimi online i qëndrueshëm i udhëtimeve, i cili vlerësohet me 85.6 miliardë dollarë.
Edhe pse të ardhurat e kompanisë gjatë tremujorit të fundit ranë me 19%, krahasuar nga i njëjti tremujor i një viti më parë, kompania është rikthyer “në jetë” shumë më shpejt sesa simotrat e saj, pasi banorët e zonave urbane u larguan nga qytetet e tyre të mbyllura, duke u transferuar në zonat rurale.