Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të vidhte automjetin 36-vjeçar A.Ç duke e goditur atë me sende të forta. Pas njoftimit nga pronari i automjetit Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.
Gjithashtu një tjetër rast dhune është regjistruar edhe në lagjen Uznovë në Berat. Tre persona në bashkëpunim me njërit-tjetrin kanë goditur në shtetasin M.N, 39-vjeç duke i shkaktuar dëme në kokë. 39-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.