Shkalla e papunësisë në Mbretërinë e Bashkuar arriti nivelin më të lartë që nga viti 2016 në Tetor, përpara se një bllokim kombëtar të hynte në fuqi muajin tjetër dhe tani, kur pjesë e madhe e popullsisë përballen me rregulla të ashpra për lëvizjen.
Numri i njerëzve që kërkojnë punë u rrit me 241,000 midis muajve gusht dhe tetor, duke e çuar shkallën e papunësisë në 4.9%, treguan të dhënat e lëshuara nga Zyra e Statistikave Kombëtare. Kjo do të thotë se pothuajse 1.7 milion njerëz ishin të papunë në të njëjtën periudhë.
Shkalla u rrit me 4.8% në tre muaj deri në shtator, duke pasqyruar se si gjërat po përkeqësohen, edhe pa marrë parasysh bllokimin e plotë që ishte në fuqi për nëntorin dhe para raundit të fundit të kufizimeve që hyjnë në fuqi këtë javë.
Por përparimi i vaksinës mund të jetë një shpresë për tregun e punës dhe t’u japë bizneseve akoma më shumë besim për të mbajtur stafin, tha Tom Pickersgill, CEO dhe bashkë-themelues i Orka Technology Group. “Tani për tani megjithatë, statistikat paraqesin një pamje të zymtë dhe papunësia ka ende të ngjarë të rritet “.