I riu, Andrea Bregu i cili u arrestua nga policia e Tiranës pasi ishte prezent në protestën që u zhvillua për vrasjen e Klodian Rashës pretendon se është dhunuar nga efektivët. Djali, fotoja e të cilës u shpërnda online pasi shokët e tij raportuan se ishte në gjendje të rëndë në komisariat nga dhuna e ushtruar.
Në një intervistë për ‘Faxweb’ Bregu u shpreh se në komisariat është dhunuar si dhe nuk e kanë vizituar. I riu thotë se do të bëjë një kallëzim ndaj efektivëve që e kanë dhunuar në furgon dhe në komisariat.
‘Vizitë mjekësore nuk kam kryer, kam pasur dhunë fizikë dhe psikologjike, kam pasur dhunë, fizikisht. Dhunë psikologjike dhe fizike jam dhunuar në furginin e policisë me grushta dhe shpulla si unë dhe shoku im blerim kurti. Pretendimi im është që dhuna psikologjike më ka cuar në atë lloj stresi për shkak të atyre që kanë dnodjr ne komisariat. Kisha dhe familjen që mendonte. U arrestuova në dirënë e tretë. Nuk na është gjetur asnjë mjet që mund të përbënte kërcënim. Na kanë shoqëruar nja 5 policë, nja 3 ishin civilë. Nuk i identifikoja dot pasi ishin me maskë. Do bëj kallëzim ndaj efektivëve që më dhunuan në furgon dhe në komisariat.‘-shprehet i riu.