Arrestohet 55-vjeçari i shpallur në kërkim për falsifikim e mashtrim

0
Arrestohet 55-vjeçari i shpallur në kërkim për falsifikim e mashtrim

Një 55-vjeçar banues në Tiranë ka rënë në prangat e policisë pasi ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “”Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrim me pasoja të rënda”.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në muajin korrik të vitit 2020 për 55-vjeçarin M. K., kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrim me pasoja të rënda”.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni, në muajin korrik, shërbimet e Policisë kanë bërë ekzekutimin e urdhrave të ndalimit të Prokurorisë për 3 shtetas, të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë Durrës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

 Operacioni i koduar “Shpronësimi”.

Ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

55-vjeçari i ndaluar, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrim me pasoja të rënda”.

Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në muajin korrik, janë ndaluar 3 shtetas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar “Shpronësimi”, kanë ndaluar shtetasin M. K., 55 vjeç, banues në Tiranë, (pronar i subjektit të shpronësuar në afërsi të Shkëmbit të Kavajës), pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës në muajin korrik të vitit 2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrim me pasoja të rënda”.

Në kuadër të këtij operacioni, në muajin korrik, shërbimet e Policisë kanë bërë ekzekutimin e urdhrave të ndalimit të Prokurorisë për 3 shtetas, të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë Durrës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikulli i mëparshëmQytetarët shqiptarë konsumojnë sa 39% e mesatares së BE, niveli më i ulët në Europë
Artikulli i radhësInstituti Ndërkombëtar i Shtypit i kërkon Ramës të ndërpresë heshtjen për dhunën ndaj gazetarëve