Ditë e paharrueshme për shqiptarët/ Sot 10 vite nga liberalizimi i vizave me Europën

0

Të gjithë e mbajnë mend 15  dhjetorin e vitit 2010, ditë në të cilën hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Europian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në shtetet e BE.

Më 8 nëntor të po të nëjtit vit, Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave te Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ky vendim i hapi rrugë lëvizjes së lirë të shqiptarëve në vendet e zonës Shengen dhe shënoi një ngjarje historike.

50 të rinj shqiptarë vizituan atë ditë ambientet e Komisionit Europian. Pas Brukselit, 50 të rinjtë dhe ish ministri i Brendshëm, Lulzim Basha udhëtuan edhe drejt Romës, për të prekur akoma më shumë magjinë e lirisë në një vend fqinj që për shkak të vizave për 20 vitet e fundit kishte qenë kaq afër dhe larg.

Artikulli i mëparshëmAndrea Bregu hedh poshtë deklaratën e policisë: Më kanë dhunuar në furgon dhe komisariat, nuk më vizituan. Do bëj kallëzim ndaj efektivëve
Artikulli i radhësTjetërsimi i aktorit fitues i Oscar, për shkak të sëmundjes