“France Football” ka publikuar formacionin më të mirë të të gjitha kohërave.
Meqë është anuluar “Topi i Artë”, prestigjiozja franceze ka vendosur të përzgjedhë 11-shen më të mirë në botë ku kanë votuar plot 140 gazetarë anë e mbanë botës.
Portieri më i mirë është shpallur Lev Yachile.
Mbrojtja është formuar nga treshja: Cafu, Franc Beckenbauer dhe Paolo Maldini.
Në mesfushë ndodhen Diego Maradona, Xavi, Lothar Matthaus dhe Pele.
Kurse, sulmi i frikshëm përbehet nga Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Ronaldo Nazario (Fenomeni).