Gjykata e Tiranës lë në qeli 1 protestues, për 10 të tjerë ‘arrest shtëpie’

0

Ditën e djeshme, Gjykata e Tiranës ka vendosur masat edhe për 35 të arrestuar të tjerë përgjatë protestave.  Për 24 prej tyre është caktuar masa “detyrim paraqitje”. 10 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie” dhe vetëm një prej tyre është lënë në burg për 15 ditë, kohë kur prokuroria të sjell prova të tjera që të bind gjykatën.

Të dielën gjykata e Tiranës la në burg 3 persona, për 5 të tjerë vendosi arrest në shtëpi ndërsa për 9 shtetas u vendos detyrim paraqitje. Protesta e gjashtë që u zhvillua dje në “Sheshin Skënderbej” në kryeqytet u mbyll paqësisht.

Artikulli i mëparshëmDhjetë vjet më pas, rritet zemërimi në qytetin tunizian aty ku filloi ‘Pranvera Arabe’
Artikulli i radhësQytetarët shqiptarë konsumojnë sa 39% e mesatares së BE, niveli më i ulët në Europë