Kryeministri Rama me ministrat e Financave të Rindërtimit në krah e cilësuan buxhetin e vitit 2021 si buxhetin që ndihmon njerëzit në nevojë.
Presidenti Meta që e ka kthyer tashmë këtë ligj, shprehet se vlera totale e kontratave PPP është 49.8% e PBB, kurse për luftën ndaj Covid është 0.86% e PBB.
“Vlera totale e kontratave PPP në vitin 2021 arrin në 838.2 MILIARD LEKË ose 49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ndërsa për luftën kundër COVID-19 janë parashikuar 14.5 MILIARD LEKË ose 0.86% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, shprehet Meta.