Pedofilia/ Pornhub fshin nëntë milion video, ndryshon rregullat

0
Pedofilia/ Pornhub fshin nëntë milion video, ndryshon rregullat

Pornhub ka ndryshuar rregullat e përmbatjes dhe në një njoftim për shtyp njofton se ka fshirë 9 milion video me origjinë të pasigurtë.

‘Siguria e komunitetit tonë është përparësia jonë kryesore’ shkruan faqja ponografike, duke theksuar se u ka ndaluar përdoruesve të paverifikuar të postojnë video.

Një lëvizje e tillë vjen pas artikullit të New York Times në të cilin u denoncua përmbatja me abuzimin seksual të fëmijëve.

Pas lajmit dy qarqet kryesore të kartave të kreditit, Visa dhe Mastercard, kanë filluar një hetim mbi materialin në Pornhub dhe kishin ndaluar pagesat me kartat e tyre në platformë ku deri dje kishte rreth 13.5 milion video të cilat shkuan në 4.7 milion pas anulimit nga Pornhub.

 “Në botën e sotme, të gjitha platformat e mediave sociale kanë një përgjegjësi për të luftuar materialin e paligjshëm. Zgjidhjet duhet të drejtohen nga fakte reale dhe nga ekspertë të vërtetë. Shpresojmë se kemi demonstruar përkushtimin tonë për të udhëhequr me shembull,” përfundon deklaratën  Pornhub. 

Artikulli i mëparshëmGanajt i mbaron mandati, zbulohen 6 emrat, cili do të kontrollojnë pasuritë e politikanëve?
Artikulli i radhësVrasja e Klodian Rashës, prokuroria: Nuk është dhunuar, ndryshon akuza për policin