Pas refuzimit që i bënë pensionit të dhënë nga qeveria, kryeministri Edi Rama vizitoi paraditen e sotme për herë të tretë familjen e Klodian Rashës.
Pas largimit nga banesa, kreu i qeverisë nuk pranoi të fliste për gazetarët në lidhje me motivin e këtij vendimi.
Ndërsa nga ana tjetër vëllezërit e 25-vjeçarit të ndjerë Klodian Rasha thanë jashtë kamerave se pensionin do e japin për bamirësi, pasi ata nuk kanë nevojë për pension por për drejtësi.
Po ashtu, vëllezërit e të riut kanë thënë për ABC se “për dy ditë do ta merrni vesh nga prokuroria që nuk është vrasje aksidentale, por vrasje me dashje.”
Kujtojmë se qeveria i ka akodruar si pension 60.8 mijë lekë të reja në muaj familjes së Klodian Rashës .
Në vendim thuhet se pas vrasjes që, cilësohet si aksidentale, qeveria ka vendosur t’i japë trajtim financiar sa 8-fishi i pensionit social ( që është 7.6 mijë lekë në muaj) familjes së të riut.