Protestat për vrasjen e Rashës, ambasadorja e Suedisë: E mira është që gjithçka të bëhet në paqe

0

Ambasadorja e Suedisë në Tiranë Elsa Håstad, duke folur nga qyteti i Korçës për gazetarët, është shprehur që në një shoqëri demokratike duhet të ekzistojë gjithmonë mundësia për të ngritur zërin.

Megjithatë, shtoi ajo kjo duhet bërë në mënyrë paqësore.

Håstad e pyetur nga gazetarët në lidhje me situatën e protestave për vrasjen e Klodian Rashës, si dhe për shoqërimin e disa përfaqësuesve të medias nga policia, tha se është shumë e rëndësishme që gazetarët të jenë të lirë për të bërë punën e tyre.

“Mendoj që është e rëndësishme që të ekzistojë mundësia për të ngritur zërin kudo dhe gjithmonë. Mendoj gjithashtu se është e rëndësishme që gazetarët të kenë mundësi të bëjnë punën e tyre, ndërsa mbulojnë çdo event në shoqëri. Mendoj gjithashtu, që gjithçka duhet bërë në paqe dhe në harmoni e në balancë… në një shoqëri demokratike.”

Ndërsa, sa i përket prezencës së të miturve në protestë, dhe dhunës, ambasadorja tha: “Unë nuk do komentoj dhunën. “Jam këtu për të komentuar diçka që është akoma më e serioze, abuzimin seksual ndaj fëmijëve. Dhe, ky është një problem shumë serioz me të cilin përballemi. Prandaj unë jam sot në Korçë për të hapur këtë event që mendoj se është për të thyer heshtjen.”

Ambasadorja e Suedisë mori pjesë sot në e eventin e organizuar UNICEF në Korçë në kuadër të fushatës #Tëbesoj për ndalimin e Abuzimit Seksual të Fëmijëve në Shqipëri.

Artikulli i mëparshëm5 transferimet rekord/ Nga Lorik Cana, tek i veçanti Kumbulla: Lista dhe shifrat
Artikulli i radhësSi i gjeti armët “Shteti Islamik“?