Tragjedi amerikane, adoleshenti akuzohet për vrasjen e katër personave të së njëjtës familje

0
This image has an empty alt attribute; its file name is s-3.jpg

Një adoleshent është akuzuar për vrasjen e katër personave, dy prindërve dhe dy vëllezërve, në Virxhinian Perëndimore, raportuan mediat amerikane.

Ngjarja tragjike mendohet se ka ndodhur gjatë fundjavës. Të dielën në mëngjes, dy bashkëshortët dhe dy djemtë e tyre, 3 dhe 12 vjeç, u gjetën të pajetë nga disa të afërm, pasi ishin goditur me armë zjarri.

Zyra e Sherifit tha se djali tjetër i familjes, 16 vjeç, u gjet në gjendje të mirë shëndetësore larg skenës së krimit.

Por më vonë, efektivët deklaruan se kishin ngritur akuza për vrasje ndaj një të riu, edhe pse nuk specifikuan nëse i akuzuari ishte fëmija tjetër i familjes.

Sherifi i zonës, Mike Rutheford, tha për gazetarët se nuk kishte zbuluar ende rrjedhën e ngjarjeve që çuan në vdekjen e katër pjesëtarëve të së njëjtës familje.

Artikulli i mëparshëmLindjet në krizë: Japonia kërkon shpëtim te inteligjenca artificiale
Artikulli i radhësBill Gates në CNN: kafenetë dhe restorantet, mbyllje deri në fund 2022