U përfol se do të zëvendësonte Sandër Lleshajn / Reagon për herë të parë Elisa Spiropali

0
U përfol se do të zëvendësonte Sandër Lleshajn / Reagon

Sandër Lleshaj u dorëhoq pas protestave që nisën pas ngjarjes së rëndë ku Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie.

Zërave që qarkullojnë që mund të zëvendësojë Sandër Lleshajn në postin e ministrit të Brendshëm, Elisa Spiropali preferoi të mos u japë një përgjigje të prerë. Ajo tha se kjo vendimmarrje i takon kryeministrit Edi Rama.

“Është një vendim që i takon kryeministrit. Unë jam ministre dhe kam shumë punë edhe në fushatë në qarkun e Tiranës”, tha Spiropali për Vizion Plus.

Artikulli i mëparshëmRivali i Putin: Unë e di kush donte të më vriste
Artikulli i radhësNuk keni nevojë të përdorni ilaçe, këta janë holluesit natyralë të gjakut, mbrojnë zemrën tuaj