Zgjatet orari i lëvizjes, këto janë masat e reja që pritet të votohen nga Qeveria

0
Zgjatet orari i lëvizjes, këto janë masat e reja që pritet

Bordi Këshilldhënës për menaxhimin e pandemisë COVID-19 nesër pritet t’i rekomandojë Qeverisë së Kosovës masat e reja ndaj koronavirusit.

Një burim brenda këtij bordi i tha Klan Kosovës, se nga data 23 dhjetor deri më datën 3 janar nuk do të ketë renditje të komunave në zona.

Sipas kësaj lëvizja e lirë pritet të zgjatet deri në orën 22:00.

Meshat nëpër kisha do të ndalohen për krishtlindje.

Po ashtu nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në sheshe.

Nesër ato pritet për t’u vendosur dhe për t’u votuar në Qeverinë e Kosovës.

Bordi vlerëson se situata epidemiologjike në Kosovë mbetet më e mire.

Artikulli i mëparshëmFotot e nxehta bëhen virale me shpejtësi, a është vërtet kjo vajza e Obamës? (FOTO)
Artikulli i radhës5 transferimet rekord/ Nga Lorik Cana, tek i veçanti Kumbulla: Lista dhe shifrat