Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se fakti që prokuroria ka kaluar tashmë hetimin për vrasjen e 25-vjeçarit tek neni 76, është rrethanë rënduese për efektivin.
“Sot ai ka kaluar tek neni 76, vrasje me dashje, që shkon nga 10-20 vjet burg. Unë mendoja që këtë gjë prokurori do e bënte në proces. Fakti që klasifikimi ka ndryshuar është rrethanë rëndësue për veprimin e policit, që tregon se ngjarja nuk ka ndodhur në përplasje, por ka ndodhur me dashje. Të dy të shtënat janë mbi lartësinë që është procedura standard e policit. Polici e ka shkelur procedurën. E shtëna në atë lartrësi nuk ka efekt tjetër. Polici është koshient ku shkon ajo predhë. Policët e patrullës një nga gjërat e para që mësojnë është qëllimi i armës dhe ku duhet të qëllojnë. E shtëna është në lartësinë vdekjeprurëse”, tha gazetari Artan Hoxha për Opinion.