Athina “ndriçohet” në heshtje. Zbukurimet e qytetit ndodhin pa ceremoni, prej masave të karantinës

0

Ndriçimi i pemës së Krishtlindjeve në Athinë u zhvillua në sheshin kryesor në nisje të javës, por ndryshe nga vitet e tjera, nuk pati ceremoni, turma të njerëzve, apo persona të famshëm që këndonin.  Për shkak të karantinës, pema dhe ndriçimi i rrugëve përreth u zhvillua në heshtje. Autoritetet lokale nuk lajmëruan zbukurimet, për të siguruar që njerëzit të mos mblidhjen.

“Këto Krishtlindje janë ndryshe. Mund të mos jenë Krishtlindje të gëzimit, por duhet të jenë Krishtlindje të shpresës për të gjithë ne dhe këtë po përpiqet të arrijë bashkia e Athinës. Të japë ndriçim, qeshje, në mënyrë që të gjithë të ndihem mirë.”

Greqia do të jetë në karantinë deri më 7 Janar, me dyqanet që do qëndrojnë të mbyllura, duke ndaluar blerjet e sezonit të pushimeve, përveçse me porosi apo në rrjet.  Rruga kryesore e pazarit në Athinë, që zakonisht mbushet në këtë periudhë të vitit, ishte e zbrazur, përveç se disa banorë që shikonin dritaret e dyqaneve të mbyllura. Vetëm parukeritë dhe dyqanet e librave u rihapën ditën e Hënë, pasi karantina që nisi në Nëntor, është zgjatur 3 herë. Restorantet, kafenetë dhe baret do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 janar dhe shtetrrethimi gjatë natës vazhdon, përfshirë për Krishtlindje dhe natën e Vitit të Ri. Kishat do të hapen vetëm për Krishtlindje dhe meshat do të kenë një numër të limituar të pjesëmarrësve.  Autoritetet thonë se numri i ri i rasteve me koronavirus është ende i lartë dhe sistemi shëndetësor po has vështirësi të mëdha.

Artikulli i mëparshëmBill Gates në CNN: kafenetë dhe restorantet, mbyllje deri në fund 2022
Artikulli i radhësFavori i radhës për SPAK, KLP, KLGJ – Në Kuvend Projektligji, anëtarët e organeve të reja do përfitojnë pensione suplementare