Të martën pasdite, pas plagosjes së një ish-boksieri 32-vjeçar shqiptar, dy persona u arrestuan në Peristeri, të Greqisë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në Rrugën Dodecanese në Peristeri kur një 32-vjeçar u sulmua me armë dhe një dorezë të hekurt nga dy persona të panjohur me kapuç.
Konkretisht, dy të huajt, të cilët ishin në makinë kur panë ish-boksierin, zbritën dhe e sulmuan atë. Njëri e qëlloi në këmbë dhe tjetri e goditi me një grusht të hekurt.
Ata më pas nxituan të largoheshin nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas ish-boksieri shkoi vetë në spital për të marrë ndihëm e parë mjekësore./ Panorama/