“Kushi të japë dorëheqjen”/ Studentët qëllojnë ministrinë me vezë e bojë të zezë

0

Studentët dhe aktivistët e Lëvizjes për Universitetin janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit ditën e sotme. Ata kanë hedhur bojë mbi godinën e ministrisë, ndërsa përmes një deklarate drejtuar ministres Kushi shprehen se të protestosh nuk është krim, por “krimale janë tentativat për të përndjekur të miturit nëpër shkolla”. Aktivistët e Lëvizjes kërkojnë dorëheqjen e ministres Evis Kushi nga posti i saj. Ata kanë qëlluar godinën e ministrisë me vezë të lyera me bojë të zezë.

Përmes kësaj deklarate, studentë dhe aktivistë shprehen se sistemi arsimor në vend po shkon drejt rrënimit, ndërsa mundësinë për t’u shkolluar e kanë gjithnjë e më shumë të pasurit.

Artikulli i mëparshëmLëvizja për Universitetin lyen me bojë ministrinë e Arsimit: Po përndiqen minorenët e protestës nëpër shkolla
Artikulli i radhësA i rrezikon Inteligjenca Artificiale të drejtat e njeriut?