Meta uron atletin Matvei Petrov: Historike, shpalli Shqipërinë për herë të parë Kampione Europe në Gjimnastikë!

0
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta uron atletin Matvei Petrov, që i dha Shqipërisë për herë të parë titullin Kampion Europe në Gjimnastikë.

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, Meta thkeson se ky është një sukses i merituar dhe një ngjarje e madhe historike për sportin shqiptar, që meriton vlerësimet më të larta!

Mesazhi i Metës:

Urime të përzemërta atletit tonë, Matvei Petrov, për shpalljen e Shqipërisë, për herë të parë, Kampione Europe në Gjimnastikë! 👏
Një sukses i merituar dhe një ngjarje e madhe historike për sportin shqiptar, që meriton vlerësimet më të larta!
Le të shërbejë ky rekord, për ringritjen e gjimnastikës tonë, që ka patur një traditë të shkëlqyer.
Urime trajnerit Alon Hasa dhe gjithë atletëve të gjimnastikës për këtë arritje të çmuar, që na bën krenar të gjithëve!🥇🇦🇱

Artikulli i mëparshëmA është “imuniteti natyror” ndaj Covid-19, më i mirë se ai i një vaksine?
Artikulli i radhësVrau Klodian Rashën/ Prokuroria ndryshon akuzën për policin Nevaldo Hajderaj: ‘Vrasje me dashje’