Publikohet fotoja e policit shqiptar që vrau vajzën dhe më pas veten

0
Publikohet fotoja e policit shqiptar që vrau vajzën dhe më pas

Gjenden të pajetë 2 persona në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:16, në lagjen ” Durmish Asllani” në Prizren.

Viktimat janë babë e bijë, ndersa ky i fundit ishte polic.

Të tjera detaje kanë dalë nga raportimet e fundit, ku dyshohet se efektivi ka vrarë me armë zjarri vajzën e tij dhe pastaj veten.

Inicialet e policit mësohet të jenë S.M., rreth 50 vjeç, ndërkaq e bija e tij raportohet se ishte rreth të 20-tave.

Ndërkaq mediat vendase kanë publikuar edhe foton e policit të ndjerë.

“Ka ndodhur një rast tragjik, ku ne një shtëpi janë gjetur 2 viktima, qe dyshohet se janë vrare nga arma e zjarrit. Viktimat janë familjare, babë e bije. Njeri nga viktimat dyshohet se është zyrtar policor.

Prokurori se bashku me Policinë dhe njësite tjera relevante kane dalur ne vendin e ngjarjes. Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur rasti”, thuhet në konfirmimin e Prokurorisë.

Artikulli i mëparshëmDiplomati i njohur paralajmëron ‘goditjen e fortë’ që do të marrë Rama së shpejti
Artikulli i radhësVrasja në Rrëshen, Anton Keli doli nga makina për të hyrë në market, u zvarrit për të kërkuar ndihmë