27 të arrestuar, gjyqtarë, prokurorë dhe forca të shumta policie. Këto janë pamjet që vijnë nga seanca e sotme gjyqësore ndaj 27 personave që u arrestuan në aksionin e gjerë anti-drogë të dy ditëve më parë.
Kjo është një shkelje e qartë e aktit normativ për masat anti-Covid, ku mes të tjerash parashikohet se nuk mund të ketë grumbullime mbi 10 persona.
27 të arrestuarit duhet të futeshin një e nga një. Nuk dihen arsyet e këtij nxitimi, por futja e mbi 50 personave në një sallë është shkelje me të dyja këmbët e udhëzimeve të qeverisë.