SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiaken e LSI-së (EMRI)

0
SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiaken e LSI-së (EMRI)

SPAK ka çuar për gjykim ish-kryebashkiaken e Gjirokastrës, Zamira Rami.Ajo akuzohet për shpërdorim detyre.

Sipas SPAK, “ka rezultuar se ish-kryetarja e Bashkisë gjatë ushtrimit të funksioneve të saj, në lidhje me procedurat e ndjekura për lejen e ndërtimit dhe vazhdimin i punimeve për realizimin e projektit “Rikonstruksion i rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit”, si dhe lejen e ndërtimit dhe vazhdimin e punimeve për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër”, ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme të shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai dhe duke i shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 (pesëmilion e gjashtëqindmijë e pesëqind e njëzetë) lekë”.

Artikulli i mëparshëmU shpall zyrtarisht fitues i zgjedhjeve në SHBA, Joe Biden i ndodh e papritura gjatë fjalimit (Publikohet video që po qarkullon në rrjet)
Artikulli i radhësDiplomati i njohur paralajmëron ‘goditjen e fortë’ që do të marrë Rama së shpejti