Të jetosh në Finland, aty ku drejtojnë vetëm gratë

0

Finlanda u komentua gjatë një vit më parë, kur 34-vjeçarja Sanna Marin u bë kryeministrja më e re në botë. Por kjo nuk ishte e vetmja gjë që tërhoqi vëmendjen: Finlanda qeveriset nga një qeveri koalicioni e përbërë nga pesë parti, të gjitha të drejtuara nga gra. Pra, si është jeta në Finlandë, një vit pas udhëheqjes së grave?

Finlanda ‘”interesohet për atë që njerëzit e tjerë mendojnë”
Megjithëse gratë mbeten shumë të papërfaqësuara në qeveritë në të gjithë botën, në Finlandë, Marin është kryeministrja e katërt grua.

“Ne jemi një vend i vogël, kështu që jemi shumë të interesuar për atë që njerëzit e tjerë mendojnë për ne. Barazia është pjesë e identitetit të vendit, kështu që njerëzit ndoqën shumë atë që po bënte kjo qeveri,” tha Johanna Kantola, profesoreshë për studimet gjinore në Tampere University.

Marin vjen nga një familje e klasës punëtore dhe u zgjodh në këshillin e qytetit Tampere kur ishte 27 vjeç. Ajo u zgjodh për herë të parë në parlamentin e Finlandës në vitin 2015. Marin ka një axhendë që përfshin politika progresive mbi barazinë gjinore dhe ndryshimin e klimës.

Por Covid-19 ka qenë një sfidë e re për pesë udhëheqëset e partive, të cilat janë edhe ministre në qeveri. Megjithatë përgjigjja ishte efikase

Qeveria e Finlandës është vlerësuar për reagimin e saj të hershëm ndaj krizës së Covid-19. Finlanda mbylli shkollat dhe vendin më 16 mars me pak më shumë se 300 raste të regjistruara me virus.

Për shumë ekspertë, është pjesë e listës së vendeve që duket se kanë reaguar herët, pjesërisht për shkak të veprimeve të qarta dhe të hershme për të luftuar pandeminë.

Edhe pse infeksionet janë rritur tani që është vala e dytë, udhëheqja e Marin vlerësohet si një ndër më të mirat.

Vala e dytë teston popullaritetin e qeverisë së Marin

Përkundër këtyre sukseseve të hershme, qeveria Marin tani përballet me kritika më të forta lidhur me përgjigjen e saj ndaj Covid-19. Finlanda është në mes të një vale të dytë të Covid-19 me qindra infeksione në ditë. Deri më tani, ka pasur më pak vdekje sesa gjatë valës së parë. Por të gjitha qeveritë po përballen me kritika në një kohë të jashtëzakonshme si pandemia.

Progresi mungon në disa fusha

Shumë ekspertë thonë se është e vështirë të gjykosh qeverinë aktuale sepse ato nuk kanë ecur përpara në shumë nga përparësitë e tyre. Disa vënë në dukje se qeveria duhet të ndryshojë politikat për njerëzit transgjinorë sepse nuk janë progresive. Qeveria ka thënë se është përkushtuar për ta ndryshuar atë.

Zgjedhjet e ardhshme të vendit nuk janë planifikuar deri në prill 2023, kështu që nëse parlamenti nuk shpërndahet, qeveria do të vazhdojë të ketë kohën për të ndjekur axhendën e saj, por asgjë nuk është e sigurt në këtë situatë të ndërlikuar për shkak të pandemisë.

Artikulli i mëparshëmFisi që ka befasuar botën me traditat e tij
Artikulli i radhës10 emrat më të përdorur për fëmijë gjatë 2020-ës