Durrës, bombola e gazit hedh në erë një shtëpi, të zotin e zënë poshtë rrënojat

0
Durrës, bombola e gazit hedh në erë një shtëpi, të zotin e zënë poshtë rrënojat

Një shpërthim i fuqishem i një bombole gazi ka ndodhur në Durrës duke hedhur në erë një banesë.  Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 në banesën e Fetah Barotit, 75 vjeç, e cila është shkatërruar totalisht, ndërkohë që këtë të fundit e kanë zënë rrënojat brenda.

Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është bërë e mundur shpëtimi i pronarit të shtëpisë, i cili gjatë momentit të shpërthimit ka qenë i vetëm, ndërsa ai është transportuar me urgjencë në spital. Raportohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet paraprake, ka dyshime se bombola e gazit ishte lënë hapur dhe gazi ishte përhapur në të gjithë banesën.

Në pamjet që “DurrësLajm” publikon, vërehet se soleta e shtëpisë ka përfunduar në tokë.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, që për pak mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Artikulli i mëparshëmVendimi historik: Ndotja e ajrit i mori jetën një 9-vjeçareje
Artikulli i radhësZjarr në katin e dytë të një vile në Sauk, ndërhyn policia për evakuim