Erdogan: Pse SHBA sanksionoi Turqinë për S-400

0

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se sanksionet e SHBA përfaqësojnë një sulm të hapur ndaj sovranitetit të Turqisë.

Duke theksuar se Turqia është anëtari i parë i NATO-s që përballet ndonjëherë me sanksione amerikane, Erdogan tha se ky nuk është një shembull i një aleance, por një tregues i zbatimit të standardeve të dyfishta kur bëhet fjalë për qëndrimin e Perëndimit ndaj Turqisë.

Në fillim të javës, SHBA, përmes mekanizmit CAATSA, vendosi sanksione të caktuara ndaj Turqisë për shkak të blerjes të sistemit rus të raketave S-400.

Erdogan tha sot se qëllimi i sanksioneve të SHBA është të ndalojnë zhvillimin e madh të industrisë së mbrojtjes dhe ta bëjnë Turqinë një shtet të varur.

“Kjo do të na inkurajojë që të punojmë dy herë më shumë dhe më mirë për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes dhe ta bëjmë plotësisht të pavarur,” tha Erdogan.

Pasi nuk arriti një marrëveshje mbi blerjen e sistemit amerikan të mbrojtjes Patriot, Turqia nënshkroi një marrëveshje me Rusinë mbi blerjen e sistemit S-400 tre vjet më parë.

Autoritetet amerikane janë të indinjuar për këtë, pasi pretendojnë se këto sisteme nuk janë në përputhje me sistemin e NATO-s, si dhe se ato hapin mundësinë e sabotimit rus të avionëve luftarakë amerikanë F-35.

Nga ana tjetër, Turqia tha se nuk do të integronte sistemet S-400 në sistemet e armëve të NATO-s dhe se kjo nuk do të ishte një kërcënim për aleatët e saj.

Artikulli i mëparshëmEkzekutimi i Anton Kelit/ Dyshohet se ishte vrasje me pagesë
Artikulli i radhësArrestohet 29-vjeçari, ja si i mashtronte të tjerët në Facebook