Klopp mund Mourinho dhe i merr vendin e parë: vendosi Firmino në të 90′

0

Premier League ka tashmë një kryesues të vetëm dhe është Liverpool. Falë një goditje me kokë të Firmino në minutën e 90′, Liverpool mposhti 2-1 Tottenham e fluturoi në vendin e parë në kampionat, i vetëm, duke lënë vetëm zhgënjim për Mourinhon. Vendimtar goli i brazilianit në fundit të ndeshjes, pas të majtës së Salah të devijuar nga Alderweireld (26′) e golin me kundërsulm të Son (33′).

28 pikë për të besuarit e Klopp që shkëputen në përplasjen direkte me Spurs, ndërsa në ndeshjet e tjera rrëzohet Leicester, i mundur 2-0 në shtëpi nga Everton, që merr maksimumin me golat e Richarlison e Holgate. Arsenal e Southampton barazojnë 1-1, ndërsa rezultatin më spektakolar e arrin Leeds i Bielsas, që shkatërron 5-2 Newcastle.

Artikulli i mëparshëmReuters zbulon dokumentin/ COVAX rrezikon dështimin, vendet e varfra marrin vaksinën në 2024
Artikulli i radhësMilan e Juve ngecin, penalltia e shtyn Inter drejt kreut: pesë barazime në shtatë ndeshje në Serie A