Situata e Covidit në burgun e Beratit shfaqet tepër shqetësuese, pasi 5 policë dhe dy të burgosur kanë rezultuar mbartës të virusit.
Mësohet se autoritetet kanë mbyllur disa regjime.
Në karantinë janë futur dhjetëra të burgosur.
Gjendja sipas të dhënave të marra, është rënduar ditët e fundit.