Në kampin e Atalantës nuk ka ndërmend të zbehet cështja Gomez. Përkundrazi. Pak para fillimit të ndeshes kundër Juventus në Stadium, që më pas përfundoi në barazim 1-1, Papu ka kënduar himnin bardhezi, ndërsa ishte akomoduar i buzëqeshur në pankinë. Skenë që nuk i ka shpëtuar telekamerave e që në rrjetet sociale ka shpërthyer polemika e tërbim.
Nga njëra anë tifozët zikaltër kanë shprehur indinjatën e tyre për gjestin e argjentinasit, nga tjetra mbështetësit bardhezinj kanë theksuar më kënaqësi atë që ndodhi e ndoshta pse jo edhe me ‘shpresë’ të një shenje merkato.