Policia e Kosovës ka zbardhur ngjarjen tronditëse të ndodhur një ditë më parë në Prizren, ku babë e bijë u gjendën të vrarë me armë zjarri.
Sipas medieve të Kosovës që citojnë burime nga hetimet, Sali Mazreku 52 vjeç, efektiv i policisë dyshohet ka vrarë aksidentalisht të bijën 21 vjeç me armën e shërbimit.
Në këto kushte ai ka qëlluar veten. Ngjarjen e rëndë e konfirmoi edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala.